Frank Lampard ka thënë se Jose Mourinho më shumë fliste me gjyqtarin se sa me futbollsitët e tij
Mbrëmë u luajt sfida Tottenham – Chelsea në kuadër të EFL Cup, ku Spurs fituan 5-4 pas penaltive, ndeshja në kohën e rregullt ishte mbyllur 1-1, shkruan Reporteri.net
Gjatë ndeshjes kishte një përplasje ndërmjet trajnerëve, e cila u bë virale në rrjetet sociale.
Old friends Lampard and Mourinho are exchanging a few words on the touchline here at the Tottenham Hotspur Stadium.
Watch live now on Sky Sports Football ?
Follow online here: https://t.co/dx2azGi4yc pic.twitter.com/R3zc8gLMtE— Sky Sports Football (@SkyFootball) September 29, 2020
Pas ndeshjes Lampard e kishte komentuar episodin që ndodhi me Mourinhon.
“Mourinho po fliste më shumë me gjyqtarin sesa me lojtarët e tij, kështu që ishte vetëm një moment keqkuptimi,” ka thënë Lampard.
“Unë shkoj mirë me Mourinhon dhe besoj se edhe ai ma aprovon këtë. Kam respekt të madh për të pavarësisht debatit që patëm,”. /Reporteri.net/