×
  • Lajme
  • Lajme

    Klinaku i OVL: Jam duke pirë kafe, le të më arrestojnë nëse munden

    Reporteri
    30 Shtator 2020 | 17:14

    Sekretari i OVL-UCK’së, Faton Klinaku ka thënë në emisionin Frontal në T7 se nuk do t’i përgjigjet Speciales, derisa, shton se krerët e veteranëve janë arrestuar kundërligjshëm, raporton Gazeta Express.


    Ai thotë se nuk e di nëse do ta arrestojnë, mirëpo, shton se nuk i përgjigjet Speciales të cilës e ka quajtur pa mandat.

    “Ne nuk e dimë çka mund të më ndodhë, nuk i përgjigjem kësaj gjykate sepse nuk ka mandat. Mund të më arrestojnë le të munden, unë nuk ju përgjigjem vullnetarisht”, ka thënë ai.

    Klinaku ka përsëritur se është thirrur nga Specialja mirëpo, tha se nuk flet me ta në asnjë gjuhë tjetër pos shqipes.

    “Më kanë thirrë nga Specialja, unë ju kam thënë që vi por nuk flas, dua të flas vetëm gjuhën e nënës. Nuk e mora vesh se unë nuk flas përvec gjuhës shqipe. Për momentin jam me shoqëri duke pirë kafe”, ka thënë ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!