Lëvizja Vetëvendosje e ka përgënjeshtruar lajmin se Gafurr Rexha, inspektori i ndërtimit në Komunën e Prishtinës i cili u arrestua pasi që u zu me 12 mijë euro në dorë është pjesë e kësaj partie, shkruan Reporteri.net.
“Inspektori i Komunës së Prishtinës i arrestuar sot për ryshfet nuk është pjesë e Lëvizjes VETËVENDOSJE! Ai është larguar nga Lëvizjes VETËVENDOSJE në kohën kur dolën ata që pastaj ju bashkuan subjektit PSD, pra ky person ka një kohë të gjatë që nuk është anëtar i Lëvizjes”, është thënë në reagimin e Vetëvendosjes dega në Prishtinë.
Ata thonë se ajo çfarë ka ndodhur është dëshmi e asaj se komuna po mundëson ndërtimet e egra përmes korrupsionit,
“Çfarë ka ndodhur sot është dëshmi e asaj që e kemi theksuar në Konferenca për media tash e tre vite me radhë, në Komunën e Prishtinës po mundësohen ndërtimet e egra përmes korrupsionit. Ftojmë autoritetet përkatëse të japin dënimin e merituar dhe të hulumtojnë të gjitha rastet e ngjajshme në Komunë”, thuhet në ragimin e Vetëvendosjes.
https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=1274826572865205&id=649049115442957
E këtë e ka mohuar edhe Glauk Konjufca nga Vetëvendosje. Ai ka thënë se inspektori i arrestuar i ndërtimit në Prishtinë nuk është pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje.
Konjufca në emisionin “Debat Plus” ka thënë se ai mund të ketë qenë pjesë e kësaj partie por nuk është me.
“”Dikur edhe Shkend Ahmeti ka qenë në VV, e krejt me radhe, deri te Dardan Molliqaj. Unë nuk e di. Mund të ketë qenë. Prej Lëvizjes Vetëvendosje kanë dalë plot. Nuk e perjashtoj mundësinë”, tha Konufca.
Ai deklaroi se nuk e njeh inspektorin e arrestuar.
“Krejt çka di nuk e njoh. Ky person nuk ka lidhje me Vetëvendosjen hiq”
Burime të Gazetës Online “Reporteri.net” bënë me dije se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 17 në restorantin “Liburnia” në Prishtinë.