Sërish kryeministri Rama ka zgjedhur që mëngjesin ta nisë me përgjigje për ata që sipas tij shpifin për ekonominë shqiptare.
Në faqen e tij në Facebook, Rama shkruan se 10 bizneset më të mëdha në vend kanë paguar taksa 3 herë më shumë gjatë qeverisjes së tij.
Ai ka publikuar disa shifra sipas të cilave, nga viti 2006-2013 këto biznese kanë paguar 13 miliardë lekë taksa ndërsa nga 2014-2019 kanë paguar 39 miliardë. Rama shkruan se “oligarkët” kanë paguar 3 herë më shumë taksa në 5 vite se sa në të gjitha vitet e qeverisjes së atyre që shpifin.
Postimi i plotë:
Mirëmëngjesi dhe me këtë të dhënë krahasuese, e cila tregon fare qartë se “oligarkët” kanë paguar 3 herë më shumë taksa në 5 vjet, se sa në të gjitha vitet e qeverisjes së atyre që shpifin e shpifin që diçka të mbetet, ju uroj një ditë të mbarë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.