×
  • Sport
  • Sport

    Ottmar Hitzfeld ia propozon këto tri klube Xherdan Shaqirit

    Reporteri
    01 Tetor 2020 | 10:18

    Xherdan Shaqiri nuk po gjen hapësira te Liverpooli dhe ish-trajneri i Zvicrës, Ottmar Hitzfeld e ka këshilluar atë të largohet nga Anfield


    Sipas Hitzfeld mesfushori i Kombëtares së Zvicrës do të duhet të largohet nga Liverpooli për të kaluar te një klub tjetër i Premier Ligës ose edhe në Bundesliga të klube si Monchegladbach, Leverkusen, Wolfsburg, shkruan Reporteri.net

    “Një klub i Premier Ligës me një mesfushë solide do të ishte një hap i mirë ose një klub i Bundesligës si Gladbach, Leverkusen ose Wolfsburg”, ka thënë Hitzfeld.

    Ndryshe, Shaqiri pritet që të ketë sonte minuta në ndeshjen që Liverpooli do ta luajë në kuadër të Carabao Cup kundër Arsenalit. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!