Shqiptarët në Malin e Zi kanë mundësi që të përdorin himnin kombëtar dhe për këtë më shumë detaje ka dhënë në studion e Report Tv, gazetari Marash Dedvukaj.
Ai ka sqaruar se ky himn do të ketë melodinë e himnit të Malit të Zi, por teksti do të jetë i përgatitur nga shqiptarë.
“Teksti do jetë ai që do e dërgojmë ne. Ne nuk do të prekim tekstin e tyre, as ato tonin. Do u dërgojmë variantin e tekstit tonë. E njëjta muzikë, por teksti do ndryshojnë”, tha Dedvukaj.
Ai ka theksuar se vendimi i qeverisë malazeze është pritur mjaft mirë nga shqiptarët, të cilët deri pak ditë më parë janë dënuar nga gjykata për përdorimin e simboleve kombëtare/Shqiptarja.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.