Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se mandati i Gjykatës Speciale në Kosovë nuk ka përfunduar.
Kosnett në një konferencë virtuale me gazetarë të mediave kosovare ka thënë se interpretimi se mandati i Speciales ka skaduar, është i gabuar, shkruan Reporteri.net.
Ambasadori amerikan është shprehur se pozicioni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është që Specialja duhet të lejohet të punojë pa obstruksione.
Në këtë konferencë Kosnett ka folur edhe rreth zhvillimeve të fundit, në veçanti për marrëveshjen e Washingtonit, çështen e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe dhe ndryshimet e mundshme në Qeveri. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.