×
  • Sport
  • Sport

    Fjalët që ka thënë Klopp për Shaqirin tregon se gjermani nuk e dëshiron aspak në skuadër yllin shqiptar

    Reporteri
    02 Tetor 2020 | 10:51

    Xherdan Shaqiri nuk ka të ardhme në Liverpool dhe kjo u vërtetua me fjalët që Jurgen Klopp i ka thënë për yllin shqiptar pas ndeshjes me Arsenalin në Carabao Cup


    Mesfushori me orgjinë nga Kosova para një jave luajti kundër Lincoln duke shënuar një gol të bukur nga gjuajtja e lirë, shkruan Reporteri.net

    Por, me gjasë ajo mund të jetë ndoshta edhe ndeshja e tij e fundit me fanellën e Liverpoolit.

    ‘Të Kuqtë’ dje luajtën me Arsenalin ku u mposhtë pas ekzekutimit të penaltive në kuadër të Carabao Cup. Shaqiri nuk ishte as në bankë rezervë për këtë ndeshje.

    Klopp madje pas ndeshjes kishte thënë se arsyeja e mungesës së Shaqës nuk është as lëndimi dhe as për arsye disiplinore.

    “Nuk mund dhe nuk dua të them asgjë për këtë. Ajo që mund të them është se ai nuk është i dëmtuar dhe nuk është jashtë për arsye disiplinore,” ka thënë Klopp kur u pyet pse nuk ishte i përfshirë me skuadrën Shaqiri.

    Kjo lë të kuptohet se Shaqiri nuk ka të ardhme te Liverpooli dhe ylli shqiptar bën mirë që ta gjej një klub të ri ku do të mund të luante rregullisht. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!