×
  • Sport
  • Sport

    Challandes nuk e fton në Kombëtare futbollistin më në formë kosovar për ndeshjet e tetorit

    Reporteri
    02 Tetor 2020 | 11:50

    Bernard Challandesin si duket nuk po e bind forma e mrekullueshme në të cilën po kalon Zymer Bytyi


    Zymer Bytyqi po shkëlqen te Vikingu, ku dje u shpall edhe Lojtari i Muajit në kampionatin norvegjez, shkruan Reporteri.net

    23 vjeçari ka shënuar 5 gola në 3 ndeshje dhe po kalon momentet më të mira në karrierë.


    Por, ai nuk po merret në konsideratë nga Bernard Challandes, i cili nuk po e fton në Kombëtaren e Kosovës.

    Sipas disa lajmeve që po qarkullojnë në Twitter anësori i Vikingut nuk ka pranuar ftesë nga Kosova për ndeshjet e tetorit.

    Kujtojmë që Bytyqi ka të zhvilluar një ndeshje me Kombëtaren e Kosovës. Ai u paraqit me Dardanët në ndeshjen miqësore kundër Suedisë në Doha të Katarit.

    Ndryshe, Kosova në tetor luan tri ndeshje, së pari kundër Maqedonisë dhe më pas ndaj Sllovenisë dhe Greqisë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!