×
  • Sport
  • Sport

    Zvicra publikon listën: Rikthehet Xherdan Shaqiri, por mungon Andi Zeqiri

    Reporteri
    02 Tetor 2020 | 12:18

    Xherdan Shaqiri pas një kohe të gjatë është rikthyer te Kombëtarja e Zvicrës


    Mesfushori i Liverpoolit është ftuar nga Vladimir Petkoviq për ndeshjet e tetorit që Zvicra do t’i luajë ndaj Kroacisë, Spanjës e Gjermanisë, shkruan Reporteri.net

    Në listën e Zvicrës mungon Andi Zeqiri, i cili ka bërë bujë të madhe këto ditë pasi akoma nuk dihet se për cilën Kombëtare do të luajë. Flitej se ai do të ftohej nga Kombëtarja A e Zvicrës, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

    Zeqiri ka qenë pjesë e grupmoshave të Zvicrës dhe së fundi është thënë se ai do të luajë me Kombëtaren e Kosovës.

    Te Zvicra janë ftuar edhe dy shqiptarë tjerër përveç Shaqirit, Granit Xhaka dhe Admir Mehmedi. /Reporteri.net/


    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!