Kancelaria gjermane Angela Merkel i ka uruar shërim të shpejtë presidentit amerikan Donald Trump dhe gruas së tij Melania të cilët u konfirmuan pozitivë më koronavirus.
“Shpresoj që ata të shërohen krejtësisht nga infeksioni me koronavirus dhe të gëzojnë sërish shëndët të plotë ,” ka shkruar zëdhënësi i kancelarës Merkel në Twetter.
Presidenti Donald Trump tha më herët të premten se ai dhe gruaja e tij Melania kishin dalë pozitivë për COVID-19 dhe po shkonin në karantinë, duke kaluar garën për Shtëpinë e Bardhë, shkruan Reuters.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.