×
  • Lajme
  • Botë

    Ndonëse pozitiv me Covid, Trump sot do t’i drejtohet popullit amerikan

    Reporteri
    02 Tetor 2020 | 15:43

    Presidenti Donald Trump po konsideron të mbajë një fjalim drejtuar kombit amerikan ditën e sotme pas lajmit tronditës se ai dhe zonja e parë Melania Trump rezultuan pozitive me Coronavirus.


    Ndihmësit e Shtëpisë së Bardhë kanë diskutuar mënyra se si Presidenti të dalë sot në publik për të siguruar Amerikanët se është mirë dhe ende po udhëheq vendin. Dhe një nga ato mundësi është një fjalim publik.

    Presidenti shkroi në Tëitter lajmin e diagnozës së tij pak para orës 1 të mëngjesit të premten, duke shkruar: ‘Sonte, @FLOTUS dhe unë dolëm pozitivë me COVID-19. Ne do të fillojmë procesin e karantinës dhe rikuperimit menjëherë. Ne do ta kalojmë këtë BASHKË! ‘

    Trump është 74 vjeç dhe sipas mjekëve mbi peshë, gjë që e vendos atë në rrezik më të lartë përballë virusit. Joe Biden, kundërshtari 77-vjeçar i Trump me të cilin debatoi të martën në mbrëmje, po testohet sot.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!