×
  • Sport
  • Sport

    Dy futbollistët që nuk u morën në konsideratë nga Bernard Challandes për ndeshjet e tetorit

    Reporteri
    02 Tetor 2020 | 16:38

    Sot është publikuar lista e Kombëtares së Kosovës për ndeshjet e muajti tetor, ku Bernard Challandes ka befasur me disa zgjedhje


    Bernard Berisha është lënë jashtë listës së Kosovës dhe krejt kjo shkaku i gjestit që kishte bërë pas golit kundër Greqisë, shkruan Reporteri.net

    Por, përveç Bernardit një tjetër futbollsit që ka shkëlqyer nuk është ftuar nga Challandes.

    Bëhet fjalë për Zymer Bytyqin që po kalon formë fantastike me Vikingun ku është shpallur madje Lojtari i Muajit në Norvegji.

    Një tjetër mungesë e madhe në këtë listë është ajo e Milot Rashicës, por kjo është e kuptueshme pasi vushtrriasi po vuan nga një lëndim. /Reporteri.net/


    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!