×
  • Lajme
  • Botë

    Njihuni me Hope Hicks, këshilltaren që futi virusin në Shtëpinë e Bardhë dhe infektoi çiftin presidencial

    Reporteri
    02 Tetor 2020 | 17:22

    Hope Hicks është këshilltarja e presidentit amerikan Donald Trump, e cila sipas mediave amerikane ka qenë ajo që infektoi çiftin presidencial, Donald dhe Melania Trump. Ajo rezultoi pozitive në testin e kryer dhe shfaqi edhe simptoma të Covid-19, çka bëri që çifti të kryejë tamponin që i nxori të infektuar.


    Por kush është Hope Hicks?

    Deri në vitin 2017, ajo kurrë nuk është shfaqur në televizion për të marrë pjesë në debate të ndryshme, apo të mbrojë shefin e saj në lidhje me komunikimet që bën ai, kryesisht nga mediat sociale, nga faqja e tij e preferuar Twitter ku më shpejt e jep lajmin aty sesa në deklaratë para Shtëpisë së Bardhë.

    Hope dukej sikur është një agjente e fshehtë që sduhet të flasë…

    Ish modelja Hope tregohet e gatshme ndonjëherë për të folur me gazetarët, edhe pse off-records, edhe atëherë kur e bën është e mbuluar nën anonimitet. Të mos flasim për rastet e shumta ku ajo thjesht dërgon një deklaratë në Email.


    Por në Shtëpinë e Bardhë të njeriut që e zgjodhi vetë, Trump, ajo duket se shqetësohet të hapë vetëm ‘kutitë’ që kanë rëndësi. Kështu, Hope ka arritur që Trump të ketë besim të plotë tek ajo, mesa duket vetëm kjo gjë ka rëndësi.

    Ish-modelja bukuroshe 31 vjeçe është Drejtoresha e re e Komunikimit zëvendësoi Anthony Scaramucci i cili u shkarkua nga detyra pas vetëm 10 ditësh punë në 2017-ën.

    Hope Hicks nuk ka eksperienca të mëparshme në politikë, por ka qenë tepër e afërt me familjen e Trump 5 vitet e fundit.

    Por mungesa e eksperiencës në punë të ngjashme apo përfshirjes në politikë, është vënë në fokus në mediave të huaja që sjellin edhe fakte mbi jetën e saj dhe afrimin me familjen Trump.

    31 vjeçarja adhuron të jetë në qendër të vëmendjes. Në mënyrë të heshtur Hope Hicks ka punuar për të qenë një nga aleatet më të ngushta të Trump dhe një nga më të paguarat me 180 mijë dollarë në vit.

    Mediat e huaja kanë shtruar pyetjen se si një ish modele me një profil që nuk ka lidhje me politikën të marrë një detyrë kaq të rëndësishme në qeverinë amerikane? Hope Hicks filloi karrierën e saj në marrëdhëniet me publikun, ku kompania modeste e Ivanka Trump ishte një nga klientët e saj.

    Duke punuar me vajzën më të madhe të Donald Trump, Hope Hicks përfundimisht ra në syrin e presidentit amerikan. Ai personalisht e mori atë në tetor të vitit 2014 për të punuar si PR për kompaninë e tij të pasurive të patundshme. I pyetur pak kohë më parë Trump tha se Hope ishte fantastike.

    Në fillim të vitit 2015 Hope Hicks u fut në sferën politike kur shkoi me Donald Trump në një udhëtim, që rezultoi të ishte pjesa e parë e fushatës së tij presidenciale.

    Ajo madje ndihmoi në mbajtjen e llogarisë së tij të Twitter, duke vënë në dukje mesazhet politike të Trump. Kur fushata mori më shumë seriozitet, ajo duhej bëhej sekretare e shtypit me kohë të plotë ose të kthehej në punë për kompaninë e pasurive të patundshme Trump.

    Ajo zgjodhi këtë të fundit. Por përsëri, Donald Trump personalisht i kërkoi asaj të qëndronte në ekipin e tij politik. Dhe kështu bukuroshja pranoi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!