×
  • Lajme
  • Botë

    Ish prezantuesi televiziv për fëmijë i BBC’së dënohet me 10 vite burg, abuzoi seksualisht dhjetëra fëmijë e të rritur

    Reporteri
    02 Tetor 2020 | 17:48

    Ben Thomas, 44 vjeç, nga Flintshire në Uellsin e Veriut, pranoi të ketë kryer rreth 40 raste, duke përfshirë sulme të pahijshme dhe soditje, për një periudhë prej gati 30 vjetësh, përfshirë edhe kohën kur ai punonte për BBC.

    Thomas – krimet e të cilit filluan në 1990 – pranoi 40 vepra penale, duke përfshirë sulme të pahijshme dhe soditje.

    Në korrik të këtij viti, ai pranoi 10 akuza të aktivitetit seksual me një fëmijë, tetë sulme seksuale dhe katër përpjekje për të kryer sulme seksuale.

    Ai gjithashtu u deklarua fajtor për nëntë sulme të pahijshme, shtatë akuza për soditje dhe dy akuza për bërjen e videove të pahijshme të fëmijëve, përcjell Reporteri.net.

    Para se të largohej nga BBC në 2005, Thomas punoi në Uells Sot dhe Ffeil, programin e lajmeve në gjuhën uellsisht për të rinjtë.

    Pasi u largua nga korporata, ai u bë Ministër i Kishës, ku ai përdori pozicionin e tij të autoritetit për të abuzuar shumë viktima të tjera.

    Duke e dënuar atë me 10 vjet e katër muaj burg, gjykatësi Timothy Petts i tha Thomas’it: “Për gati 30 vjet deri në arrestimin tuaj në 2019, ju fshehët një sekret të errët – domethënë që ishit një abuzues seksual, shumica dërrmuese e viktimave tuaja djem adoleshentë. Krimet tuaja filluan kur ju ishit adoleshent”.

    “Ato vazhduan deri në kohën kur ju ishit një udhëheqës i respektuar i kishës dhe, për t’i bërë gjërat edhe më keq, ju abuzuat atë pozitë për të gjetur dhe përzgjedhur viktima të mundshme – disa prej tyre në shtëpinë tuaj.”

    Gjykatësi tha se “metoda e preferuar e abuzimit” e Thomas ishte të priste derisa viktimat e tij të flinin.

    Në një rast, ai abuzoi me një 11-vjeçar ndërsa dy nga fëmijët e tij ishin duke fjetur në të njëjtën dhomë.

    Shumë nga viktimat e Thomas nuk e dinin se ishin abuzuar.

    Prokurori Simon Rodgers tha se një burrë mendonte se “shpirtrat e errët” po e abuzonin.

    Një tjetër nga viktimat e tij tha se ai ishte “neveritur” nga jeta e dyfishtë e Thomas si një predikues “i zellshëm” i cili gjithashtu kryente në mënyrë të përsëritur veprime “të tmerrshme”.

    Pasi la BBC në 2005 për të predikuar në rrugët e Londrës, Thomas u kthye në Uells në 2008 si pastor i Kishës së Familjes Criccieth në Gwynedd.

    Ai u largua nga posti i tij vitin e kaluar. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!