×
  • Lajme
  • Botë

    Kjo është Amerika: Biden heq të gjitha reklamat kundër Trumpit pasi ai u infektua dhe u shtri në spital

    Reporteri
    03 Tetor 2020 | 9:48

    Kandidati demokrat për president, Joe Biden vazhdoi përpara me orarin e fushatës së tij të së premtes, meqenëse doli negativ për COVID-19 vetëm disa orë pasi Presidenti Trump njoftoi se ai dhe zonja e parë Melania Trump dolën pozitivë me koronavirus.


    Në pjesën më të madhe të mëngjesit të së premtes, ndihmësit e Bidenit qëndruan të heshtur. A do të vazhdonte Biden me orarin e tij të fushatës? A do të tërheqë fushata reklamat? A duhet që ai të bëjë fushatë me presidentin dhe zonjën e parë të izoluar në Shtëpinë e Bardhë? Askush nuk po përgjigjej.

    Mirëpo, disa orë më vonë u dha lajmi se fushata e Biden është në procesin e tërheqjes së reklamave negative që sulmojnë presidentin për një kohë akoma të përcaktuar, një vendim që erdhi të premten pasdite në konsultim me ish nënkryetarin dhe këshilltarët kryesorë, transmeton Reporteri.

    Sidoqoftë, mediat atje shkruajnë se mund të duhet pak kohë për të tërhequr të gjitha reklamat.

    “Reklamat negative për Trumpin janë deaktivizuar në Facebook”, njoftuan ndihmësit e Biden.

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, dje ka njoftuar se bashkë me gruan e tij kanë rezultuar të infektuar me virusin COVID-19.

    Derisa në momentet e para pas testit, Trump dhe Melanie thonin se janë mirë, presidenti amerikan është dashur që të transferohet drejt spitalit ushtarak.

    Megjithatë duket se kreu i SHBA-së është mirë.

    Ai pas dërgimit në spital është lajmëruar në rrjetin social ‘twitter’, duke thënë se është mirë. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!