×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjilanasi arrestohet nga policia: Dhunoi një të mitur, e fotografoi dhe më pas e kërcënoi

    Reporteri
    03 Tetor 2020 | 11:25

    Një vajzë e mitur ishte dhunuar seksualisht dhe ishte fotografuar nga i dyshuari për këtë vepër penale.


    Sipas Policisë së Kosovës rasti kishte ndodhur në Gjilan gjatë vitit 2019-2020, ndërsa dhunuesi ka fotografuar viktimën dhe e ka shantazhuar atë.

    Me vendim të prokurorit i dyshuari është ndaluar për 24 orë.

    “Gjilan 2019-2020-NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti kishte dhunuar seksualisht dhe kishte fotografuar viktimën femër kosovare (të mitur). Me vendim të prokurorit i dyshuari është ndaluar për 24 orë”, thuhet në raportin e policisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!