×
  • Sport
  • Sport

    Bernard Berisha i mërzitur, por me zemër të madhe: Uron Kosovën dhe flet për vendimin e Challandes

    Reporteri
    03 Tetor 2020 | 14:42

    Bernard Berisha është emri më i përfolur këto ditë në vendin tonë pasi Bernard Challandes nuk e ftoi në Kombëtare për ndeshjet e tetorit


    Berisha pas golit që kishte shënuar kundër Greqisë kishte festuar në një mënyrë që nuk i pëlqeu aspak Challandesit, i cili e dënoi tani duke mos e ftuar për ndeshjen shumë të rëndësishme me Maqedoninë, shkruan Reporteri.net

    Por, ylli i Akhmat Groznyt e ka pranuar vendimin e trajnerit edhe pse nuk e mohon se është i mërzitur që nuk është ftuar.

    Para pak minutash Bernardi në Facebook ka reaguar me anë të një videomesazhi ku thotë:

    “Për arsye se këto ditë është folur shumë këto ditë për çështjen time, desha të sqarohem. Fillimisht unë dhe familja ime jemi të mërzitur shumë për mos ftesën nga Kombëtarja e Kosovës. Po ashtu dua të them se e pranoj vendimi e trajnerit. Duke marr parasysh se kemi një ndeshje të rëndësishme kundër Maqedonisë, ndeshje historike, ju bëj thirrje që të gjithë të mbështesim Kosovë,”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!