×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet personi që dyshohet se vrau pronarin e ‘Selo Tours’ në Novi Pazar

    Reporteri
    03 Tetor 2020 | 16:20

    Policia e Novi Pazarit ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarin, E, 39-vjeçar për vrasjen e biznesmenit nga Kosova, Selajtin Janjeva.


    Gazeta serbe, kurir, raporton se i dyshuari është arrestuar pasi ekziston dyshimi se ka kryer vrasje.  Ndërsa, është arrestuar edhe një 52-vjeçar si person që ka ndihmuar vrasjen e biznesmenit nga Kosova.

    Sipas policisë, i dyshuari më 1 tetor, në orën 19, në Novi Pazar, pas një diskutimi të shkurtër me Selajtin Janovën, e ka nxjerr pistoletën dhe e ka goditur disa herë.

    Pas kësaj vrasjeje, i vrasësi bashkë me ndihmësin e tij ishin larguar nga vendi i ngjarjes.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!