×
  • Lajme
  • Botë

    Madridi, kryeqyteti i parë në Evropë që rivendos kufizime shkaku i COVID-19

    Reporteri
    03 Tetor 2020 | 16:43

    Spanja ndërmori hapa për të kontrolluar shpërthimet e koronavirusit në Madrid.


    Kufizimet e reja në Spanjë do ta vendosin kryeqytetin dhe rajonin përreth tij – një zonë me më shumë se 6 milionë njerëz – përsëri në bllokim të pjesshëm, duke e bërë atë kryeqytetin e parë evropian që rivendos kufizimin.

    Rajoni i Madridit ka 859 raste në 100.000 njerëz, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

    Madridi dhe nëntë komuna përreth do të mbyllin kufijtë për të huajt për vizita jo-emergjente, por do të lejohen udhëtime për punë, shkollë, takime mjekësore dhe blerje.

    Spanja, e cila ishte një nga vendet më të goditura gjatë valës së parë, ka regjistruar më shumë se 32.000 vdekje, sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”. \ Rel

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!