Një ministër i qeverisë së Estonisë dha dorëheqjen dje vetëm pasi ishte emëruar një ditë më parë. Marti Kuusik u betua si ministër i Tregtisë dhe Teknologjisë të hënën, por disa orë më vonë u vu nën hetim nga policia nën akuzën e dhunës në familje.
Kuusik përfaqëson Partinë Popullore Konservatore të Estonisë, ose EKRE, pjesë e qeverisë së koalicionit prej tre partish, të udhëhequr nga kryeministri Juri Ratas, i cili kryeson Partinë Qendrore.
Kuusik ishte në mesin e një kabineti prej 15 anëtarësh të zgjedhur nga Ratas, i cili ka qenë kryeministër i vendit balltik që prej nëntorit 2016.
“Më lejoni të konfirmoj përsëri se akuzat e bëra kundër meje janë shpifje, unë nuk përfshihem në dhunë”, tha Kuusik duke cituar një “sulm të tmerrshëm mediatik” kundër tij nga gazetat estoneze dhe mediet e tjera.
Ratas tha se ishte i kënaqur me vendimin e Kuusikut me dhënien e dorëheqjes, duke thënë “nuk ka vend për justifikime apo dyshime, siç e dimë që Estonia ka mijëra viktima të dhunës në familje”./tch
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.