×
  • Sport
  • Sport

    Japonezi bënë krenarë Kosovën: Nakamura e mposhtë serbin Rajicic në finale dhe fiton medaljen e artë

    Reporteri
    03 Tetor 2020 | 18:28

    Shigeki Nakamura e ka fituar medaljen e artë në Kupën Evropiane të Xhudos që po zhvillohet në Dubrovnik të Koracisë


    Nakamura ka lënë gjurmë menjëherë në debutimin me Kosovën duke fituar medalje të artë në kategorinë deri në 73 kilogramë, shkruan Reporteri.net

    Nakamura në finale mposhti serbin Aleksaner Rajicic për t’ia sjellur Kosovës një medalje të artë nga ky turne.


    Japonezi që përfaqëson Kosovën fitoi ndaj xhudistit serb me ‘ippon’.

    Kujtojmë që Nakamura para pak kohësh ka vendosur që ta përfaqësojë Kosovën në garat ndërkombëtare dhe që në paraqitjen e parë ai bëri krenarë vendin tonë duke fituar medalje të artë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!