×
  • Lajme
  • Lajme

    1 mijë e 341 raste aktive me coronavirus në Kosovë

    Reporteri
    03 Tetor 2020 | 23:44

    Numri i rasteve të reja me coronavirus që një kohë në Kosovë është dukshëm në rënie.


    Bashkë me rënien e numrit të rasteve të reja, është vërejtur edhe ulje e vdekshmërisë së pacientëve të infektuar.

    Gjerë më tani, në Kosovë janë konfirmuar gjithësej 15 mijë e 758 raste me COVID-19, nga 69 mijë e 652 persona të testuar.

    Numri i viktimave në vendin tonë ka arritur ndërkaq në 630.

    Rënie ka edhe në numrin e rasteve aktive, pasi që ditëve të fundit është shënuar numër më i lartë i pacientëve të shëruar.

    Numri total i rasteve aktive aktualisht është 1 mijë e 341.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!