×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-ministri i Shëndetësisë që akuzohet për sulm seksual paraqitet në gjykatë javën e ardhshme

    Reporteri
    04 Tetor 2020 | 8:08

    Dëshmia e viktimës, Numan Baliqit deri më tani i kushtoi 2 muaj e gjysmë paraburgim.


    Por mjeku nga Peja ka gjasë të marrë edhe dënim pasi që ndaj tij tashmë u ngrit edhe aktakuzë për rastin e sulmit seksual ndaj gruas 23 vjeçare që po qëndronte në spital me fëmijën e sëmurë.

    Avokatja e Baliq, Aurora Mulhaxha, i ka thënë Televizionit Klan Kosova përmes telefonit se akuzat për klientin e saj janë të pabazuara dhe nuk ka asnjë fakt lidhur me pretendimet e viktimës.

    Prokuroria po kërkon edhe ndëshkim profesional për ish-ministrin e Shëndetësisë.

    “Në aktakuzë është prorpozuar që t’i ndalohet ushtrimi i profesionit.”, ka thënë Shkodran Nikçi.

    Për Baliqin ky është procesi i dytë gjyqësor me akuzë të kësaj natyre

    Më 2018 ishte akuzuar për ngacmim seksual të një 17 vjecareje

    Gjykata e Apelit e ka hedhur poshtë aktakuzën, ndërsa bëhet e ditur se Prokurori i Shtetit është duke e bërë kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë n Gjykatën Supreme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!