×
  • Lajme
  • Lajme

    Edhe në tetor vazhdon të mbajë mot i nxehtë

    Reporteri
    04 Tetor 2020 | 8:13

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.


    Në pjesën veriperëndimore dhe veriore të vendit parashihen reshje shiu, situatë e cila do të ndikojë dukshëm në rënien e fushave termike në atë pjesë të Dukagjinit, deri sa pjesa tjetër e territorit mbetet në ndikimin e vranësirave dhe intervaleve me diell.

    Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-27 gradë Celsius.

    Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-18 m/s.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!