Britania e Madhe ka raportuar më shumë se 12 mijë raste të reja nga coronavirusi, duke shënuar një rritje rekorde që kur vendi u përball me pandeminë.
Sipas BBC, autoritetet vendore regjistruan 12,872 të prekur brenda 24 orëve të fundit.
Sidoqoftë, qeveria britanike thotë se disa raste këtë javë nuk ishin regjistruar me kohë, kështu që disa prej tyre u përfshinë tek të dhënat e së shtunës.
Numri i përgjithshëm i të prekurve nga sëmundja e COVID-19 u rrit në 480 mijë, ndërsa më tani kanë ndërruar jetë 42 mijë persona.
Ndryshe, deri më tani më shumë se 34 milionë të prekur janë regjistruar nga coronavirusi në botë dhe një milion viktima.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.