Një rast i dhunës në familje është regjistruar të shtunën në komunën e Pejës, ku djali pas një mosmarrëveshjeje e ka sulmuar fizikisht babain e tij.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, shkruan Reporteri.net.
Në njoftim bëhet e ditur se i dyshuari me vendim të prokurorit, pas intervistimit, është dërguar në mbajtje.
“Pejë 03.10.2020-20:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht babain e tij viktimën mashkull kosovar. Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar.”, thuhet në raportin e Policisë.