×
  • Lajme
  • Botë

    Asistenti personal i Trump del pozitiv në testin për coronavirusin

    Reporteri
    04 Tetor 2020 | 14:01

    Një nga ndihmësit e Shtëpisë së Bardhë që punon më afër Presidentit Donald Trump ka rezultuar pozitiv për koronavirus.


    Lajmin e konfirmoi një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë për CNN.

    Nicholas Luna, asistent i Presidentit, ka si detyrë kryesore që të shoqërojë Presidentin gjatë gjithë ditës dhe natës.

    Kjo lloj detyre ka bërë që ai të jetë shumë afër me Trump, i cili njoftoi mëngjesin e së premtes se ai dhe zonja e parë Melania Trump kishin rezultuar pozitivë për koronavirusin./

    Detyrat e Luna variojnë nga trajtimi i letrave të presidentit dhe teksteve të fjalimeve deri te të qenit i gatshëm për gjithçka, nga librat e informimit te stilolapsat për autografët.

    Bloomberg ishte i pari që raportoi testin pozitiv të Luna-s ndërsa Shtëpia e Bardhë nuk dha asnjë koment.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!