×
  • Sport
  • Sport

    Barcelona bën ofertë të re por më të vogël për mbrojtësin e Man City

    Reporteri
    04 Tetor 2020 | 14:02

    Barcelona ka habitur duke bërë ofertë re por dukshëm më të vogël se oferta e kaluar për qendërmbrojtësin e Manchester City, Eric Garcia.


    Oferta e re e Barçës nënkupton se transferimi i mbrojtësit të ri spanjoll në Camp Nou do të dështojë, transmeton Gazeta Express.

    City e kishte refuzuar ofertën e kaluar të Barçës në vlerë 8 milionë euro, plus 2 milionë euro bonuse për Garcian.

    Dhe tani, Barcelona ka bërë ofertë të re në vlerë 5 milionë euro, plus bonuse që nuk e arrijnë shifrën e ofertës së kaluar prej 10 milionë euro.

    Gjiganti i Premierligës e vlerëson mbrojtësin spanjoll me çmim prej 30 milionë eurove.

    Garcia e ka vetëm edhe një vit te mbetur në kontratën e tanishme me City dhe mund t’i bashkohet falas Barcelonës verën e ardhshme.

    Barça ka kohë që e kërkon 19-vjeçarin, i cili ka qenë pjesë e akademisë së saj La Masia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!