×
  • Sport
  • Sport

    Afrim Tovërlani do të dorëhiqet pas humbjes nga Drita

    Reporteri
    04 Tetor 2020 | 16:11

    Afrim Tovërlani e ka ndarë mendjen për t’u larguar nga Feronikeli


    Feronikeli sot ka humbur 2-1 nga Drita në ndeshjen e xhiros së pestë të Superligës së Kosovës, shkruan Reporteri.net

    Pas ndeshjes trajneri i njohur kosovar, Afrim Tovërlani, ka paralajmëruar se do të takohet me presidentit e Feronikelit për t’ia kumtuar dorëheqjen.

    “Do të ulem të flas me presidentin e klubit, por sipas të gjitha gjasave kjo do të jetë ndeshja ime e fundit me skuadrën e Feronikelit. Është një pauzë, mendoj që është më mirë të vije një trajner tjetër”, ka thënë Toverlani për ‘Klan Kosova’

    Ndryshe, Feronikeli pas pesë xhirove ka grumbulluar vetëm 5 pikë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!