×
  • Sport
  • Sport

    Ballkani me 5 yje, vazhdon të shkelë çdo gjë që i del para në Superligë – Llapi fiton pikën e parë

    Reporteri
    04 Tetor 2020 | 16:58

    Ballkani e ka mposthur 5-0 Drenicën, derisa ndeshja tjetër ndërmjet Prishtinës dhe Llapit ka përfunduar 0-0


    Skuadra e Ismet Munishit ka shkëlqyer edhe në këtë xhiro duke fituar bindshëm ndaj Drenicës 5-0, shkruan Reporteri.net

    Mirlind Daku dhe Armend Thaqi shënuan nga dy gola në këtë takim, derisa një tjetër e realizoi Arbër Prekazi për fitoren e Xhebrailave.

    Në ndeshjen tjetër Prishtina dhe Llapi kanë luajtur baras 0-0, me skuadrën e Tahir Batatinës që fitoi pikën e parë në këtë edicion.

    Ballkani vazhdon të jetë lider i Superligës pas pesë xhirove të zhvilluara. /Reporteri.net/


     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!