×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Urbanët pa kushte në Tiranë, “dorëzohet” Bashkia

    Reporteri
    04 Tetor 2020 | 18:09

    Autobusët duket se janë kthyer varta kryesore e të infektuarve me Covid-19. Gjatë një vëzhgimi që Ora News bëri u konstatua që të shumtë ishin udhëtarët që ishin pa maska, duke mos respektuar as distancimin social.


    Me dhe pa maska, qytetarët duket se janë neglizhentë sa i përket rrespektimit të masave anti-Covid.

    Transporti urban duket së është vatra kryesore e infeksionit me Covid-19, pasi rregulli i shkruar për distancim prej 1.5 m nuk zbatohet, duke alarmuar personat që respektojnë masat.

    Qytetarët ngrenë alarmin, ndërsa thonë se neglizhenca e personave që e kanë për detyrë të kontrollojnë masat i ka bërë njerëzit neglizhentë.

    “Kontrolle për maskat nuk ka. E nënvlerësojnë.”

    “Autobusat janë plot, nuk ka distancë. Na ruajt Zoti të mos marrim ndonjë sëmundje!”

    “Më shumë e respektojnë të vjetrit këtë punën e maskave se të rinjtë janë më neglizhentë, sikur nuk ja kanë frikën”.

    Në një kohë që autoritettet kërkojnë respektimin e masave anti-Covid duket se neglizhencave e të gjithë palëve ka bërë që të kemi një rritje të numrit të prekur me armikun e padukshëm Covid-19.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!