×
  • Lajme
  • Lajme

    630 persona të vdekur nga coronavirusi në Kosovë

    Reporteri
    04 Tetor 2020 | 18:31

    Në 24 orët e fundit Kosova nuk ka shënuar asnjë rast me vdekje si pasojë e coronavirusit, ndërsa janë shënuar edhe 56 raste të reja pozitive, kurse 69 persona janë shëruar.


    Por nga fillimi i coronavirusit në Kosovë, në muajin mars kur u shënuan rastet e para e deri tani kanë vdekur 630 persona, shkruan Reporteri.net.

    IKSHP ka njoftuar se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.856 raste.

    Aktualisht janë 1 mijë e 328 raste aktive.

    Numri total i rasteve pozitive është 15.814 raste nga 70.219 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 630 raste të vdekjes.

    IKSHP ju ka bërë thirrje qytetarëve ta mbulojnë gojën dhe hundën me maskë, të mbajnë higjienën dhe të respektojnë distancën. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!