×
  • Sport
  • Sport

    Manchester United turpërohet në shtëpi, Tottenami ia bën 6 me 1

    Reporteri
    04 Tetor 2020 | 19:20

    Manchester United është mposhtur 6-1 nga Tottenhami në ndeshjen e vlefshme për xhiron e katërt në Premier Ligë


    ‘Djajtë e Kuq’ e nisën shumë mirë takimin duke kaluar në epërsi qysh në minutën e parë me anë të Bruno Fernandes që shënoi nga penaltia, shkruan Reporteri.net

    Tottenhami riktheu epërsinë shumë shpejtë me dy gola të shënuar nga Ndombele 4′ dhe Son 7′.

    Anthony Martial u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 28-të për t’ia mundësuar më pas goleadën Tottenhamit.

    Kane 30′ dhe Son 37′ shënuan për Spurs që mbyllën pjesën e parë me rezultat 4-1.

    Në pjesën e dytë Tottenhami shënoi edhe dy herë me anë të Aurier 51′ dhe Kane 78′ për rezultatin përfundimtar 6-1.

    Pas kësaj humbje Manchester United zë vendin e 16-të me vetëm 3 pikë, ndërkaq Tottenhami është në pozitën e pestë me 7 pikë. /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!