×
  • Lajme
  • Lajme

    Kolonë deri në 5km, në rrugën Prishtinë-Podujevë

    Reporteri
    04 Tetor 2020 | 19:20

    Ndonëse investimet më të mëdha të pasluftës janë bërë në infrastrukturën rrugore, ende vazhdojnë të shtrohen rrugë e trotuare.


    Si pasojë e këtyre punimeve, të cilat shpesh zgjasin me vite, shpesh ka edhe bllokim total në komunikacion, shkruan Indeksonline.

    Madje në këto orë të mbrëmjes, momentalisht një nga rrugët më të frekuentura në Kosovë, ajo Prishtinë – Podujevë, është vërshuar nga makina të shumta, të cilat kanë krijuar edhe kaos.

    Këto kolona, vijnë si pasojë e punimeve që komuna po kryen dhe janë të gjata deri në 5km.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!