Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, që inicoi heqjen e monopolist të homologimit të veturave në REPORTERI/INTERVISTA ka thënë se duhet të ndalet zhvatja që po ju bëhet qytetarëve nga kompania Devolli.
Ai ka thënë se Komisioni për Infrastrukturë nuk ka pasur kundërshtim, por kërkesa për informata shtesë, se mos po e dërgon Grupi Devolli çështjen në arbitrazh.
Por Murati thotë se kjo nuk mund të ndodhë pasi është licencim nga Ministrja, dhe nuk ka të bëjë me ndonjë kontratë komerciale për këtë shërbim.
Ai shpreson se deputetët të ketë vullnet, dhe thotë se duhet të jenë të përgjegjshëm, dhe ta kujtojnë se janë zgjedhur me votat e qytetarëve dhe se duhet t’i mbrojnë interesat e tyre.
/Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.