×
  • Sport
  • Sport

    Aston Villa kampionit të Anglisë: Do të luajmë bashkë me ty, do ta bëjmë 7:2

    Reporteri
    04 Tetor 2020 | 22:08

    Aston Villa e ka turpëruar keq Liverpoolin duke e mposhtur 7-2 në kuadër të javës së katërt në Premier Ligë


    Kampioni i Anglisë nuk ishte kërkah sonte, derisa Aston Villa e deklasoi qysh në pjesë të parë duke ia shënuar 4 gola, shkruan Reporteri.net

    Golat për fitoren e Aston Villës u shënuan ëatkins 4′, 22′ 39′, McGinn 35′, Barkley 55′, Grealish 66′,75′.

    Për ‘Të Kuqtë’ shënoi dy herë Mo Salah në minutat 33′ dhe 60′.

    Ndryshe, duhet kujtuar se ylli kosovar, Milot Rashica është afër transferimit te Aston Villa, skuadër kjo që sot e poshtëroi kampionin e Anglisë.

    Me këtë humbje Liverpooli zbret në vendin e pestë me 9 pikë, derisa Aston Villa është në pozitën e dytë, poashtu me 9 pikë. /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!