Përzgjedhësi i Kosovës në futboll Bernard Challandes, ka folur për situatën që ka përfaqësuesja para dy ndeshjeve mjaft të rëndësishme ndaj Maqedonisë së Veriut dhe Sllovenisë.
Challandes foli rreth mundësisë që Andi Zeqiri, të zgjedhë që të luajë për “Dardanët”.
Ai tha se Zeqiri ka zgjedhur të luajë për kategorinë U-21 të Zvicrës.
“Ju e dini nuk është situata më e mirë për përfaqësuesen tonë në këtë periudhë. Kemi disa probleme, por ne mundemi të fillojmë këtë konferencë me një të qeshur. Unë ju njoh dhe ju më njihni. Unë mund ti paramendoj dy pyetje e para. Unë nuk do ti pres pyetjet. Do ti japë përgjigjet”.
“E para Andi Zeqiri. E keni parë intervistën e babait të tij. Unë kam qenë në Zvicër dhe jam i lumtur për atë se çka ka thënë babai i tij. Gazetarët me kanë telefonuar, por unë kam refuzuar të japë intervistë”.
“Një ditë më pas Andi tha që unë dua të qëndroj me U-21 të Zvicrës deri në fund të kampanjës. Ai e ka marrë vendimin. Une e respektoj atë dhe nuk kemi çka të flasim më shumë. Dera për të është çdoherë e hapur”.
Shefi i shtabit teknik të “kaltër e verdhëve”, foli edhe për Bernard Berishën të cilin nuk e ka ftuar për ndeshjet e tetorit.
“Pyetja e dytë Bernard Berisha. Unë jam trajneri. Unë jam këtu për të marrë vendime. Unë nuk marrë vendime për të kënaqur gazetarët dhe të tjerët, por unë marrë vendime për të mirën e ekipit”.
“Ai nuk është këtu tani për disa arsye të ndryshme. Por, unë ju them që ne jemi familje. Ne jemi gjithmonë një familje. Dhe nëse për shembull në një familje kur babai nuk është i lumtur më të birin, diskutimi duhet të mbetet brenda mureve të shtëpisë dhe jo të dalë jashtë tyre”.
“E njëjta vlen për Bernardin edhe për lojtarët e tjerë. Nuk e kam bërë për të treguar autoritetin tim. Nuk kam nevojë që në këtë formë ta tregojë autoritetin tim. Janë disa arsye të tjera që nuk mund t’i them tani. Por, unë kam biseduar më shumë se një orë me Bernardin para ndeshjes me Moldavinë nëpërmjet përkthimit dhe po besoj që kjo do t’i shërbej atij për të kuptuar se për çfarë bëhet fjalë”.
“Dua ta përfundojë këtë çështje. Dera për të do të jetë gjithmonë e hapur dhe po ashtu festimi i tij i golit ndaj Greqisë. është po ashtu çështje e mbyllur”.