×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti të premten mund të ftohet për raportim rreth 100-ditëshit të qeverisjes

    Reporteri
    05 Tetor 2020 | 15:31

    Kryesia e Kuvendit të Koosvës ka shqyrtuar mundësinë e ftesës për raportim të kryeministrit Avdullah Hotit në seancë lidhur me 100-ditëshin e qeverisjes së tij.


    “Javën e kaluar i jemi drejtuar kryeministrit për ta ftuar për raportim për 100 ditëshin. Kishim dakordim të kryesisë, meqë nuk kemi marrë konfirmim për datë nga zyra e kryeministrit, që të shikojmë nëse 9 tetori, e premte, do jetë e përshtatshme për seancë të veçantë ku kryeministri do raportoj vetëm për 100 ditëshin e qeverisjes së tij”, tha kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani.

    Osmani në një konferencë ka njoftuar se të enjten Kuvendi do të mblidhet për të vazhduar pikat e mbetura nga seancat e kaluara dhe të fillohet edhe me një seancë të re.

    Ajo ka thënë se “e kemi për obligim që të rivendosim për votim pikat që kanë mbetur nga seancat e kaluara. Ndër të tjera ka për tu votuar edhe Projektligji për rimëkëmbje ekonomike”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!