Një pjesë e nxënësve të dy shkollave të mesme në Kërçovë sot protestuan dhe kërkuan mësim me prezencë fizike në shkollat e tyre.
Protesta me moton ‘Mësim për të gjithë’ e që është kundër mësimit online filloi në sheshin e qytetit dhe përfundoi para dy shkollave të mesme.
Në protestë morën pjesë nxënës që mësojnë edhe në gjuhë shqipe dhe në gjuhë maqedonase dhe sipas tyre, mësimi onlinë nuk është i përshtatshëm dhe nuk do t’i japë rezultatet e duhura.
Drejtori i shkollës ‘Drita’, Festim Ahmeti tha se solidarizohet me nxënësit por sipas autoriteteve, shkollat e Kërçovës nuk kanë kushte për mbajtjen e mësimit me prani fizike.
“Morëm mbështetjen edhe nga Këshilli i komunës për kërkesën tonë, por autoritet konsiderojnë se në shkollat tona nuk ka kushte për mësim me prani fizike”, tha Ahmeti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.