Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Zogiani, ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës po bën aksione për korrupsionin në Prishtinë, por nuk po e përmend pushtetin komunal, pasi drejtori i “Prishtina Parking” është pjesë e listës së PDK’së
Kështu ka shkruar Zogiani në një postim në Facebook.
“Ja pse Rinia e PDK-së bën aksion për korrupsionin ne Prishtine, e nuk e përmend pushtetin komunal: Drejtori i Shpend Ahmetit për Parking Prishtina është marrur nga lista e PDK-se!”, ka shkruar Zogiani.
Ndërkohë, rinia e PDK’së të dielën në një konferencë për media ka kritikuar LDK’në dhe VV’në për keqmenaxhim të buxhetit të Komunës së Prishtinës.
“Prishtina qe nga paslufta është kampione e tepricave buxhetore apo suficititi. Për shkak te planifikimeve të dobëta nga te gjitha qeveritë e deritanishme në Prishtinë, si nga LDK e po ashtu nga Vetëvendosje, mesatarisht 20% e buxhetit apo rreth 17 milionë euro i humbin Prishtinës ne suficit cdo vit”, ka thënë asamblisti i PDK’së, Leutrim Retkoceri.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.