×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti mbanë takim virtual me BERZH-in, merr premtime se do vazhdojnë t’i mbështesin projektet në Kosovë

    Reporteri
    05 Tetor 2020 | 17:01

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka zhvilluar një takim virtual me përfaqësuesit e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), ku morën premtime se do të vazhdojnë t’i mbështesin projektet në Kosovë, duke u përkushtuar edhe në sfidat afatgjate ekonomike, mbështetjen e sektorit privat dhe të tjera.


    Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Hoti ka thënë se BERZH-i mbetet një partner tepër i rëndësishëm i vendit tonë, pasi që sipas tij përkrahja dhe mbështetja e tyre në realizimin e projekteve zhvillimore të Kosovës, sipas tij është storie suksesi, shkruan Reporteri.net.

    Po ashtu ka theksuar se prioriteti i Qeverisë së tij mbetet parandalimi dhe menaxhimi i situatës së krijuar me pandeminë COVID-19, pakon  e rimëkëmbjes ekonomike dhe hapat e ndërmarrë nga institucionet e vendit në përmirësim.

    Ky është postimi i tij i plotë:

    BERZH-i mbetet një partner tepër i rëndësishëm i vendit tonë.

    Bashkë me zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi, zhvilluam sot një takim virtual me përfaqësuesit e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), me të cilët biseduam për bashkëpunimin e mirë ndërmjet Kosovës dhe BERZH-it dhe avancimin e mëtejmë të tij.

    Prioritet i Qeverisë mbete parandalimi dhe menaxhimi i situatës së krijuar me pandeminë COVID–19, pakon e rimëkëmbjes ekonomike dhe për hapat e ndërmarrë nga institucionet e vendit në përmirësimin dhe krijimin e një ambienti më të mirë të të bërit biznes.

    BERZH-i mbetet një partner tepër i rëndësishëm i vendit tonë, ngaqë përkrahja dhe mbështetja e tyre e vazhdueshme në realizimin e projekteve tona zhvillimore është një storie suksesi, ndaj u jemi tepër mirënjohës për besimin dhe mbështetjen e dhënë.

    Nga BERZH morëm premtime se do të vazhdojnë t’i mbështesin projektet në Kosovë, duke u përkushtuar edhe në sfidat afatgjate ekonomike, mbështetjen e sektorit privat, ndërtimin e strategjive të përbashkëta dhe të tjera.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!