×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Babë e bir bien në kontakt me rrymën, 16 vjeçari vdes në vend

    Reporteri
    05 Tetor 2020 | 17:32

    Një 16 vjeçar ka gjetur vdekjen këtë të hënë për shkak të kontaktit me rrymën elektrike.


    Ngjarja ka ndodhur në fshatin Lapardha në Berat.

    Babë e bir ishin duke korrur mistrin në tokën e tyre dhe në atë moment kanë rënë në kontakt me një kabull të tensionit të lartë.

    Për pasojë i riu ka vdekur në vend, ndërsa i ati ndodhet në gjendje të rëndë, i shtruar tashmë në spitalin e Tiranës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!