×
  • Lajme
  • Lajme

    Gecaj për Vjosa Osmanin: Përfundimisht i ‘doli uji’ krejt

    Reporteri
    05 Tetor 2020 | 17:57

    Shefi i kabinetit të Agim Veliut, njëherit zyrtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj, ka reaguar pas deklaratës së kryeparlamentares Vjosa Osmani, e cila sot në një konferencë për medie tha se është pro zgjedhjeve të parakohshme.


    Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Gecaj ka thënë se Osmani ka kundërshtuar dy kryeministrat e vetëm të LDK-së së pasluftës dhe sipas tij tani i ‘doli uji’ krejt, shkruan Reporteri.net.

    Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, e pyetur nga gazetarët nëse vendi duhet të shkojë në zgjedhje, ka thënë se ajo ka bërë thirrje qysh moti që të gjithë t’i kthehen popullit.

    Osmani ka thënë se po të pyetej ajo, kjo qeveri nuk do të formohej fare, sepse është në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve.

    “Sikur të merrej parasysh qëndrimi im, kjo qeveri nuk do duhej të formohet fare sepse nuk është vullnet i qytetarëve dhe unë vazhdimisht kam bërë thirre që të gjithë të kthemi te populli”, ka thënë Osmani.

    Osmani e ka cilësuar si fragjile këtë qeveri, ndërsa ka thënë se për mocionin e iniciuar nga Vetëvendosje nuk kanë diskutuar ende.

    Ky është postimi i plotë i Gecajt:

    Fytyra thonë nuk është sa’i’hektar …

    … “Osmani shprehet pro zgjedhjeve: Kjo Qeveri s’do duhej të formohej fare” …

    … kundërshtoi dy kryeministrat e vetëm të LDK-së së pasluftës ?…

    … përfundimisht i “doli uji” krejt!

    https://www.facebook.com/bajram.gecaj.1/posts/703158127242929

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!