×
  • Lajme
  • Botë

    Parisi nga nesër i mbyll kafiteritë, shkak përhapja e madhe e coronavirusit

    Reporteri
    05 Tetor 2020 | 18:01

    Kryeministri francez, Jean Castex, ka marrë vendim që Parisi t’i mbyllë kafiteritë për dy javët e ardhshme, për shkak të koronavirusit, ndërsa restorantet do duhet të vendosin rregulla të reja sanitare, që të qëndrojnë të hapura.


    Këto deklarime i ka bërë zyra e kryeministrit, Jean Castex, e cila ka njoftuar se nuk ka pasur ndonjë përmirësim në shpërndarjen e koronavirusit që nga koha kur kryeqyteti i kaloi tri kriteret e qeverisë për një nivel më të lartë të gatishmërisë.

    Zyra e Kryeministrit, sipas Reutersit, ka vendosur që në zonën e Parisit edhe bibliotekat universitare, do të mund të funksionojnë me numër të përgjysmuar të qytetarëve.

    Këto kufizime do të hyjnë në fuqi nga dita e nesërme.

    “Këto masa, të domosdoshme për të ndaluar përhapjen e koronavirusit, do të zbatohen në Paris dhe tri zona afër, për dy javë”, ka deklaruar Castex.

    Një javë më parë, restorantet dhe baret u mbyllën për dy javë në Marsejë, qyteti jugor në epiqendrën e valës së dytë, duke nxitur protesta dhe një sfidë të pasuksesshme ligjore. Restorantet aty do të lejohen të rihapen nën të njëjtat protokolle të reja.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!