Kryeministri Avdullah Hoti dhe ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, kanë pritur sot një delegacion të Institutit gjerman “Robert Koch”, me të cilin kanë biseduar për situatën epidemiologjike me pandeminë COVID – 19.
Në takim u diskutua për një sërë temash, si trajnimi i stafit mjekësor për trajtim emergjent të pacientëve, vlerësimi i punës së profesionistëve shëndetësorë në trajtimin dhe menaxhimin e pacientëve, këshillëdhënien në fushën e komunikimit me publikun në pandemi, si dhe në mbështetjen me ekspertizë profesionale të IKSHPK-së, validimi i testeve molekulare, në funksion të përballjes me situatën e krijuar nga COVID-19.
Postimi i tij:
Certifikohen testet për #Covid19 nga instituti gjerman Robert Koch.
Bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, kemi pritur sot një delegacion të Institutit “Robert Koch” – misioni i përbashkët i ekspertëve mjekësorë nga Gjermania, “Joint Robert Koch Institute / EMT / GOARN mission to Kosovo”, bashkë me ambasadorin gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, koordinatoren e OKB-së për Zhvillim, Ulrika Richardson dhe përfaqësuesin e Zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kosovë, dr. Sergei Koryak, me të cilët kemi biseduar për situatën epidemiologjike me pandeminë COVID – 19.
Gjatë takimit u bë e ditur se Institutit gjerman “Robert Koch”, ka certifikuar testimet për COVID-19, të IKSHP-së, të cilat do të njihen dhe pranohen edhe nga shteti gjerman. U jemi shumë falënderues për kontributin e deritashëm në luftën e përbashkët kundër pandemisë dhe premtimet për mbështetje të mëtutjeshme.
#StrongerTogether
#VendoseMasken #MbajeDistancen #MbajeHigjienen
https://www.facebook.com/avdullah.hoti/posts/3711891685538825?__xts__%5B0%5D=68.ARAWUt_akzMx7RKm7Frooaa_Iz2OxFQTZ6D1BFqK_i-TXPyJFvwMJ7S7QCZeGsvpEt-G8lYaeK3E8uPtnENsrUuKGNnZCWbGXEqiTbdSNvTMtylU9vXlLQvOn81266n7ogyU07y6PRK179IvSx2GAXm7wbLDQWzjsioVUUiNSooel2MkVATMGrrrCc1Ht1j4YQAKxxUifX3X4ZZFwvrzkOQFX7c9JAEL9Th2UgPsYVqHa6ngVd9aAbeM-5L3A3gHaOn51uvq8R3FpWW8t6tqEnIG_Ph7oaYX-_L_MCHzdQZTcR1N3zM5xDk4IU5pz2zvlfj7VmC9W2_FmMc8-uG85KtyJg&__tn__=-R