×
  • Lajme
  • Lajme

    Besa Gaxherri e LDK-së: Për dy vjet qeveria Hoti do ta vë vendin në binarë

    Reporteri
    05 Tetor 2020 | 21:44

    Deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri, ka thënë se Qeveria Hoti do ta kthejë vendin në binarë brenda dy vjetëve.


    Ajo po ashtu ka shtuar se kryeministri, Avdullah Hoti, ka një CV shumë të mirë dhe nuk është inferior ndaj askujt.

    “VV nuk di të bëjë politikë. Ata mundohen po nuk dinë”, thotë ajo, në emisionin Pressing në T7.

    “Për dy vjet qeveria Hoti do ta vë vendin në binarë. Kosova i ka pas raportet në pikën më të ulët të mundshme. Për të i përmirësuar këto raporte është dashur një person sikur Hoti. Ai ka një CV të mrekullueshme dhe kur ulet para dikujt nuk është inferior. Ai nuk ka asnjë hipotekë kriminale”, ka deklaruar ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!