Një lajm i tmerrshëm i shtohet atyre që vijnë nga fronti i Nagorny-Karabakh, por këtë herë prek botën e sportit, duke e tronditur atë.
Një futbollist armen, që luante në divizionin e dytë të vendit të tij, për Alashkert-2, përpara se të merrte armën për të luftuar në front, ka mbetur i vrarë në rajonin separatist të Nagorno Karabakh.
Futbollisti Liparit Dashtoyán është vrarë në front, ku që nga fundi i shtatorit po zhvillohen luftime të përgjakshme mes forcave armene e azerbaixhane e lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi Alashkert-2 në një komunikatë. “Dashtoyán është futur në listën e heronjve që kanë dhënë jetën për atdheun. Prehu në paqe, ushtar”, thotë njoftimi.
Futbollisti 22 vjecar ka veshur fanellën e Alashkter-2 mes 2014 e 2019, ndërsa sot ka humbur jetën, duke iu shtuar 223 ushtarëve armenë të vrarë në luftime që nga 27 shtatori, sipas asaj që bëjnë të ditur autoritetet e Nagorno Karabakh.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.