×
  • Lajme
  • Lajme

    Paknaqësitë për 300 eurot e Qeverisë, sot protestohet në Prishtinë

    Reporteri
    06 Tetor 2020 | 8:05

    Një protestë tjetër e stafit mbështetës shëndetësor është paralajmëruar për sot nga ora 10:00, pranë drejtorisë së SHSKUK-së, me kërkesë për realizimin e shtesave në paga prej 300 eurosh.


    Këshilli Organizativ ka paralajmëruar se do të vazhdojë me protesta deri në realizimin e premtimit të Qeverisë së Kosovës.

    “Këtë ditë do të fillojmë me bojkotimin e punës për një orë pune, kurse nëse nuk ka reflektim pozitiv nga menaxhmenti dhe Qeveria, ne do të vazhdojmë protestat e radhës në ditët në vijim, me radikalizim të veprimeve tona”, thuhet në njoftim.

    Ftesa për protestë iu drejtohet specializantëve, përfaqësuesve të administratës, vozitësve të auto-ambulancave, pjesëtarëve të sigurimit, servuesve të ushqimit, recepcionistëve, pastruesve, të cilët janë të punësuar në QKUK dhe SHSKUK dhe të gjithë atyre që nuk kanë përfituar deri më tani shtesën e premtuar nga Qeveria e Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!