×
  • Lajme
  • Botë

    Presidenti sirian Assad me akuza drejt Erdoganit: Është nxitësi kryesor i konfliktit Armeni-Azerbajxhan

    Reporteri
    06 Tetor 2020 | 10:26

    Presidenti diktatorial i Sirisë, Bashar al-Assad, e ka akuzuar presidentin turk, Rexhep Erdogan, se është nxitësi kryesor i konfliktit mes Azerbajxhanit dhe Armenisë.


    Këtë deklaratë ai e dha gjatë një interviste për agjencinë ruse të lajmeve, RIA, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

    Sipas Rrjetit Sirian për të Drejtat e Njeriut, forcat qeveritare të Asadit janë përgjegjëse për vrasjen e më shumë se 199.000 civilëve gjatë luftës nga viti 2011 deri në vitin 2020.

    Luftimet mes Azerbajxhanit dhe Armenisë për rajonin e kontestuar filluan më 27 shtator dhe janë më të përgjakshmet që nga vitet e nëntëdhjeta.

    Konflikti i ka shtuar shqetësimet ndërkombëtare për mundësinë që në këtë konflikt të përfshihen edhe fuqitë rajonale dhe botërore, përfshirë Turqinë dhe Rusinë.

    Turqia haptazi i ka ofruar përkrahje Azerbajxhanit dhe ka kërkuar që trupat armene të tërhiqen nga rajoni që nga komuniteti ndërkombëtar njihet si pjesë e integritetit territorial të Azerbajxhanit.

    Në anën tjetër, Armenia ka një pakt të mbrojtjes me Rusinë dhe do të mund ta shfrytëzonte atë në konflikt. Raportet mes dy republikave të ish-Bashkimit Sovjetik kanë qenë të tensionuara që nga vitet e nëntëdhjeta, kur armenët e kishin marrë kontrollin në rajonin Nagorno-Karabak.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!